Gorbachev ngre alarmin: Po shkojmë drejt një tjetër Lufte të Ftohtë

Bota

Gorbachev ngre alarmin: Po shkojmë drejt një tjetër Lufte të Ftohtë

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 06:08
Mikhail Gorbachev

Mikhail Gorbachev, kreu i fundit sovjetik, paralajmëroi se duhet dalë kundër rritjes së tensioneve midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, dhe tha se nuk duhet të ketë kthim në Luftën e Ftohtë.

87-vjeçari, i dobët, u ndihmua fizikisht nga ndihmësit në sallën e kinemasë, për të parë premierën në Rusi të një dokumentari të ri mbi jetën e tij, reformat e tij sovjetike në vitet 1980 dhe kontrollin e armëve që ndihmoi në përfundimin e Luftës së Ftohtë.

Ai foli shkurtimisht në një sallë kinemaje në Moskë pas “Takim me Gorbachev”, një dokumentar i ri i drejtuar nga regjisorët Werner Herzog dhe Andre Singer dhe u pyet nëse bota do të përballet me një luftë të re të ftohtë.

“Ne duhet të qëndrojmë prapa,” tha ai. “Dhe jo vetëm nga Lufta e Ftohtë. Ne duhet të vazhdojmë kursin që kemi hartuar. Ne duhet ta ndalojmë luftën një herë e përgjithmonë. Më e rëndësishme është të heqim qafe armët bërthamore”, u shpreh Gorbachev.

Gorbachevi, shëndetëi i të cilit ishte dukshëm në kontrast të thellë me figurën e fuqishme reformiste që ai krijoi në vitet 1980, tha se bota po lëvizte në mënyrë të rrezikshme më pranë një gare të re të armëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat