Takim ndërkombëtar për paqen në Afganistan

Bota

Takim ndërkombëtar për paqen në Afganistan

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 10:44
Sergei Lavrov

Rusia pret sot një takim ndërkombëtar për Afganistanin, që synon të kontribuojë në fillimin e një dialogu të drejtpërdrejtë mes Kabulit dhe talebanëve dhe që të gjejë një zgjidhje paqësore ndaj konfliktit afgan.

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov, u bëri thirrje pjesëmarrësve që “të mos drejtohen nga interesat e tyre personale në konflikt, por për ato të popullit (…) për të hapur një faqe të re në historinë e Afganistanit falë përpjekjeve të përbashkëta”.

Përveç delegacionit afgan dhe taleban, Rusia ka ftuar edhe SHBA-në, Indinë, Kinën, Pakistanin dhe pesë ish-republika sovjetike të Azisë Qendrore. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat