Rrëshqet dheu në afërsi të Rio de Janeiro, 10 të vdekur

Bota

Rrëshqet dheu në afërsi të Rio de Janeiro, 10 të vdekur

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 21:43
Foto nga ngjarja ne Brazil

Si pasojë e rrëshqitjes së dheut në afërsi të komunës, Rio de Janeiro në Brazil, të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë lënduar, kanë bërë të ditur autoritetet braziliane.

Ekipet e shpëtimit janë ende duke kërkuar nëpër baltë për ndonjë të mbijetuar, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Departamenti i Zjarrfikësve në Rio de Janeiro ka theksuar se në mesin e viktimave, është një fëmijë trevjeçar, dy gra të moshuara dhe një burrë i moshës mesatare.

Mediat lokale kanë raportuar se rrëshqitjet e dheut janë shkaktuar nga të reshurat e rënda të shiut si dhe nga erërat e fuqishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat