Vrasja e Khashoggit, Turqia kërkon hetim ndërkombëtar

Bota

Vrasja e Khashoggit, Turqia kërkon hetim ndërkombëtar

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 06:16
Jamal Khashoggi

Një hetim ndërkombëtar për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi është thelbësor, tha të mërkurën ministri i jashtëm i Turqisë, duke përsëritur vendosmërinë turke për të zgjidhur vrasjen.

“Ne do të bëjmë gjithçka që duhet për të nxjerrë në dritë të gjitha detajet e vrasjes. Ne kemi treguar dëshmi për të gjithë ata që donin të shihnin”, tha Mevlut Cavusoglu në parlament.

Turqia më parë tha se do të bashkëpunonte në një hetim ndërkombëtar dhe kishte bërë thirrje për një hetim të OKB-së, mbi këtë ngjarje të rëndë.

Gazetari saudit Jamal Khashoggi u vra në konsullatën arabe në Stamboll më datën 2 Tetor, teksa kishte shkuar atje për të tërhequr disa dokumente martesore, por pa mundur të dalë i gjallë.

Ai jetonte në azil, pasi njihej si një kritik i princit të kurorës në Arabinë Saudite, Muhamed bin Salman, kundër të cilit shkruante edhe në “Washington Post”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat