Kompanitë gjermane presin përshkallëzim të luftës tregtare BE-SHBA

Bota

Kompanitë gjermane presin përshkallëzim të luftës tregtare BE-SHBA

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 16:21
Flamuri Gjerman

Pothuajse gjysma e kompanive gjermane presin përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve tregtare midis Evropës dhe SHBA, gjë që do të çojë në uljen e investimeve, tregon anketa e sondazhit të Institutit Ekonomik Gjerman (IW).

Sondazhi sugjeron se 44 për qind e kompanive presin që tensioni të rritet, ndërsa 34 për qind thonë se ato nuk do të rriten më tej, raporton Reuters.

Madje, 41 për qind e kompanive mendojnë se SHBA dhe Bashkimi Evropian nuk do të arrijnë një Marrëveshje Tregtare Transatlantike, tha instituti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat