Meksikanët protestojnë ardhjen e migrantëve në shtetin e tyre - Bota Sot
Meksikanët protestojnë ardhjen e migrantëve në shtetin e tyre

Bota

Meksikanët protestojnë ardhjen e migrantëve në shtetin e tyre

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 08:25
Migrantë nga Amerika Qendrore në Meksikë.

Qindra banorë të Meksikës kanë dalë në rrugët e qytetit kufitar, Tijuana, duke protestuar arritjen e mijëra migrantëve që janë duke tentuar të kalojnë kufirin e Shteteve të Bashkuara.

Ata u kanë bërë thirrje migrantëve që të largohen nga ky qytet, i cili ndan Meksikën me jugun e Kalifornisë.

Migrantët janë pjesë e një karvani të banorëve nga Amerika Qendrore, të cilët kanë udhëtuar përmes Meksikës për të arritur në SHBA, me synimin e kërkimit të azilit.

Në përgjigjje ndaj ardhjes së tyre, SHBA dhe Meksiko kanë shtuar numrin e sigurisë në kalimet kufitare.

Kryetari i qytetit Tijuana, Juan Manuel Gastelum ka thënë të premten se ai pret që numri i migrantëve që do të arrijnë në këtë qytet gjatë javës, të kalojnë 10,000 persona, duke paralajmërur se qyteti nuk është i përgatitur për t’u përballur me një gjë të tillë.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka cituar fjalët e kryetarit të Tijuanës në një postim në Twitter.

“Edhe SHBA-ja nuk është e përgatitur për këtë pushtim. Ata janë duke shkaktuar krime dhe probleme të mëdha në Meksikë. Shkoni në shtëpi!”, ka thënë Trump.

Pjesëtarët e këtij karvani, që janë kryesisht nga Hondurasi, Guatemala dhe El Salvadori kanë thënë të ketë ikur dhe dhuna dhe gjendja e rëndë ekonomike me të cilat janë përballur në vendet e tyre përkatëse.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...