Rusia, Turqia dhe Irani do të mblidhen për të biseduar mbi Sirinë

Bota

Rusia, Turqia dhe Irani do të mblidhen për të biseduar mbi Sirinë

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 09:16
Siri

Rusia, Turqia dhe Irani do të mbajnë edhe një raund tjetër të bisedimeve mbi Sirinë më 28 dhe 29 nëntor në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, sipas ministrit të Jashtëm të Kazakistanit.

Delegacionet e qeverisë siriane dhe opozitës gjithashtu priten të marrin pjesë, njoftoi të hënën agjencia e lajmeve Tass e Rusisë.

Ai tha gjithashtu se edhe Kombet e Bashkuara dhe Jordania janë të ftuara si vëzhgues.

Bisedimet e nëntorit janë konferenca e njëmbëdhjetë e organizuar nga Moska, Ankaraja dhe Teherani, duke përfshirë nëntë të mbajtura në Astana.

Arritja më e madhe e këtyre tre shteteve është përshkallëzimi i situatës, të cilët pohojnë se kanë arritur të zvogëlojnë nivelin e dhunës në vend.

Konferenca e fundit e udhëhequr nga Moska u zhvillua në qytetin jugor të Soçit të Rusisë në korrik.

Lufta e Sirisë ka vrarë më shumë se 360 mijë njerëz që kur filloi në vitin 2011 me masat e ashpra të policisë ndaj protestave anti-qeveritare.

Qeveria siriane ka rifituar kontrollin mbi shumicën e territorit të vendit qëkur ushtria ruse ndërhyri në 2015, duke mbështetur qeverinë e presidentit, Bashar al-Assad.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat