Policia në Australi tha se ka arrestuar tre persona që po bënin komplot për të kryer sulm terrorist në Melburn.
Grupi ka pkanifikuar të përdorë pushkë gjysmë-automatike për të vrarë sa më shumë njerëz në një vend të populluar, thanë autoritetet.
Të dyshuarit - 21, 26 dhe 30 vjeç - thuhet se janë frymëzuar nga grupi militant Shteti Islamik.
Kryekomisionari i policisë australiane, Graham Ashton, tha se nuk ka kërcënim për publikun.
Ashton tha se të dyshuarit nuk e kanë vendosur shënjestrën për sulmin, porse planifikimi i tyre është "përshkallëzuar" në ditët e fundit.
Më 9 nëntor, Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për një sulm me thikë në Melburn, ku ka mbetur i vrarë një person dhe të plagosur dy të tjerë.