Zbulohen porositësit e vrasjes së gazetares

Bota

Zbulohen porositësit e vrasjes së gazetares

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 16:35
Daphne Caruana Galicia

Hetuesit maltezë pretendojnë se kanë identifikuar më shumë se dy porositës të vrasjes së gazetares Daphne Caruana Galicia në tetor 2017, raporton ”Times of Malta”.

Deri tani, janë akuzuar vetëm tre persona me akuzën e vënies së bombës që shkaktoi vdekjen e saj. Burimet nuk japin ndonjë fakt se kush janë këta të dyshuar dhe nëse vijnë nga bota kriminale, ekonomike apo politike.

Familja Caruana Galicia, e kontaktuar nga gazeta, nuk ikshte informacion nga policia rreth këtyre zhvillimeve të fundit.

Hetuesit, sipas të përditshmes malteze, pretendojnë të jenë në kontakt të vazhdueshëm me Europol-in dhe se javët e fundit, kontakti është intensifikuar ndjeshëm pasi policia iu afrua zgjidhjes së rastit.

“Ne kemi një sasi të madhe të të dhënave që kërkon analizë dhe partnerët si Europol kanë përvojën e nevojshme për të lehtësuar këtë proces”, theksuan autoritetet.

Gazetarja Caruana Galicia u vra nga shpërthimi i një bombë të vendosur në makinën e saj pak metra nga shtëpia e saj. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat