Mattis: Bisedimet për paqe në Jemen pritet të nisin në dhjetor

Bota

Mattis: Bisedimet për paqe në Jemen pritet të nisin në dhjetor

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 20:01
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis.

Bisedimet për t'i dhënë fund luftës në Jemen pritet të nisin në fillim të dhjetorit në Suedi, tha sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis.

Bisedimet do të zhvillohen midis rebelëve Huthi dhe qeverisë së njohur nga Kombet e Bashkuara.

Mattis tha se Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe - që kanë mbështetur presidentin e Jemenit, Abdrabbuh Mansour Hadi, në luftën trevjeçare - "janë gati".

"Duket se në fillim të dhjetorit, në Suedi do t'i shohim rebelët Huthi dhe qeverinë e njohur nga Kombet e Bashkuara, qeverinë e presidentit Hadi", tha Mattis.

Lufta në Jemen u përshkallëzua në vitin 2015, kur një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite nisi një fushatë ajrore kundër lëvizjes rebele Huthi, e cila e detyroi presidentin Hadi të largohej jashtë vendit.

Organizata bamirëse ndërkombëtare Save the Children tha të mërkurën se rreth 85,000 fëmijë nën moshën pesë vjeç mund të kenë vdekur nga kequshqyerja gjatë tre vjetëve luftë në Jemen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat