SHBA-ja dhe Kina afër fundit të “luftës” tregtare

Bota

SHBA-ja dhe Kina afër fundit të “luftës” tregtare

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 22:13
Foto ilustrim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të enjten se është “shumë i përgatitur” për takim me presidentin e Kinës, Xi Jinping, javën tjetër në kuadër të samitit të G20 në Argjentinë, dukë bërë të ditur se mund të arrihet një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës tregtare.

Pekini dhe Uashingtoni kanë qenë të mbyllur në një luftë tregtare që nga kjo verë, pasi SHBA-ja vendosi tarifa ndëshkuese për mallrat kineze me vlerë 250 miliardë dollarë në vit.

Si hakmarrje, Kina imponoi tarifat në vlerë 110 miliardë dollarë të mallrave të SHBA-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat