Zarif i quan “të rrezikshme” akuzat e SHBA-së për armë kimike

Bota

Zarif i quan “të rrezikshme” akuzat e SHBA-së për armë kimike

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 11:05
Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif.

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif thotë se akuzat e Shteteve të Bashkuara se Irani ka program të armëve kimike janë “të turpshme dhe të rrezikshme”.

Zarif, përmes një postimi në Twitter tha se “SHBA-ja dëshiron të përdorë konventat ndërkombëtare për të bërë akuza ndaj Iranit, kur është bërë një politikë e shkeljes së tyre”.

Ai shtoi se akuza të tilla “nga një shtet që mbështet përdorimin e armëve kimike” nga Iraku kundër Iranit, pastaj pushton Irakut për t’ eliminuar ato, nuk është vetëm e turpshme, është e rrezikshme”.

Komentet e Zarifit vijnë pasi një i dërguar i SHBA-së pretendoi se Irani nuk ka deklaruar një fabrikë për prodhimin dhe mbushjen e bombave ajrore dhe se ka një program për të krijuar municione toksike të ndaluara.

Këto akuza janë bërë në Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) nga Kenneth Ward, ambasador i SHBA-së në këtë organizatë.

“Shtetet e Bashkuara që një kohë të gjatë kanë pasur shqetësime se Irani ka një program të armëve kimike që nuk e ka deklaruar në OPCW”, tha Ward.

Ward përmendi zbulimin e predhave të artilerive të mbushura me kemikate, mortaja dhe bomba ajrore, që kanë origjinë iraniane, duke i prezantuar si dëshmi se Irani nuk ka treguar për kapacitetet e veta para kësaj organizate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat