Më shumë se 100 vetë helmohen nga sulmi me gaz në Siri

Bota

Më shumë se 100 vetë helmohen nga sulmi me gaz në Siri

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 18:26
Foto

Si pasojë e një sulmi me gaz toksik në Aleppo të Sirisë, më shumë se 100 persona janë helmuar.

Sulmet kanë bërë që shumë njerëz të kenë probleme seriozë me frymëmarrje, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Ky është sulmi me numrin më të madh të viktimave në Alepo, që kur forcat qeveritare arritën ta marrin nën kontroll kryeqytetin sirian, dy vite më parë.

Ndërsa një udhëheqës i grupit rebel, Fronti Kombëtar i Çlirimit, ka hedhur poshtë akuzat se armët kimike janë përdorur gjatë sulmit, duke thënë se forcat kryengritëse nuk posedonin gaz helmues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat