Rusia shkrep raketa kundër anijeve ukrainase, Poroshenko në takim urgjent

Bota

Rusia shkrep raketa kundër anijeve ukrainase, Poroshenko në takim urgjent

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 21:05
Foto

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se një raketë u shkrep nga një anije ruse kundër një grupi të anijeve ukrainase në kalimin Kerç.

Siç raportohet, një anije u dëmtua, një oficer i Marinës së Ukrainës u plagos, ndërsa anijet ukrainase iu kundërpërgjigjen sulmit me zjarr,

"Në dalje nga lumi Kerky, forcat ruse përdorën armë kundër anijeve të Marinës së Ukrainës. Forcat tona po zbatojnë masat e asistencës," shkruan në Facebook përfaqësuesi i Presidentit ukrainas në Krime, Boris Babin.

Mediat ruse dhe Ministria e Mbrojtjes së Rusisë nuk kanë komentuar pohimet e Kievit zyrtar.

Presidenti  i Ukrainës, Petro Poroshenko ka ftuar në takim urgjent kabinetin ushtarak.

Rusia më herët ka ndaluar tri anije të Marinës së Ukrainës të hyjnë në Detin Azov përmes kalimit Kerç.

Rusia dhe Ukraina akuzuan njëra-tjetrën për shkelje të së drejtës ndërkombëtare pasi rojet kufitare ruse u përpoqën pa sukses të ndalonin anijet e Marinës së Ukrainës që lundronin rreth Krimesë në rrugën e tyre në portin ukrainas të Mariupol, që është në Detin Azov.

Kievi zyrtar raportoi më herët se një anije e Rojës Bregdetare e Rusisë goditi një  rimorkiator ukrainas pranë Krimesë dhe dëmtoi motorët e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat