Fondacioni i Sorosit do të mbyllë operacionet në Turqi

Bota

Fondacioni i Sorosit do të mbyllë operacionet në Turqi

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 19:08
George Soros

Fondacioni i miliarderit hungarezo-amerikan, George Soros, tha se do t'iu japë fund operacioneve në Turqi.

Fondacioni për Shoqëri të Hapur tha se në mediat turke ka pasur "pretendime të pabaza" për punën e tij.

Njoftimi vjen pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se Soros bën përpjekje të ndajë dhe shkatërrojë kombet.

Në një fjalim javën e kaluar, Erdogan ka thënë se Soros ka pasur lidhje me protestat anti-qeveritare në parkun Gezi të Stambollit, në vitin 2013.

Fondacioni për Shoqëri të Hapur tha se do t'i mbyllë operacionet në Turqi "sa më shpejt që të jetë e mundur".

Ai tha se disa "hetime të reja" kanë synim që ta lidhin atë me protestat në Gezi.

"Këto përpjekje nuk janë të reja dhe ato janë jashtë realitetit", shtoi ai.

Fondacioni tha se ka punuar në Turqi në përputhje me ligjet e vendit.

Soros është bërë cak i kritikave në shumë vende.

Në Shtetet e Bashkuara, përdoruesit e Twitter-it kanë nxitur rrëfimet se Soros është thellësisht i përfshirë në financimin e kauzave liberale, nga pagesa e njerëzve për të protestuar kundër gjykatësit Brett Kavanaugh - i cili më pas është zgjedhur gjykatës i Gjykatës Supreme të SHBA-së - deri te pagesa e migrantëve në jug të Meksikës për të lëvizur drejt kufirit amerikan.

Protestë kundër Sorosit ka edhe në Facebook. Grupe si "George Soros është ekspozuar" ose "Arrestoni George Sorosin" janë bërë më aktive në javët para zgjedhjeve për Kongres, që janë mbajtur më 6 nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat