Parlamenti voton ligjin e gjendjes së luftës

Bota

Parlamenti voton ligjin e gjendjes së luftës

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 23:37
Presidentit Poroshenko

Parlamenti ukrainas votoi sot në mbrëmje ligjin e gjendjes së luftës në rajonet kufitare të vendit për 30 ditë, një një kontest të tensioneve të larta me Rusinë, që kapi dje tre prej anijeve luftarake ukrainase.

Ky vendim, i paprecedentë që prej pavarësisë për këtë ish-republikë sovjetike në vitin 1991, u ndërmor me iniciativë të presidentit Poroshenko, që e justifikoi me rrezikun e rritur të një ofensive tokësore ruse.

“Informacionet e shërbimeve sekrete tregojnë kërcënimin jashtëzakonisht të lartë të një operacioni tokësor kundër Ukrainës”, kishte theksuar Poroshenko në një fjalim që i drejtohej kombit.

“Sapo ushtarët rusë të kalojnë kufirin tonë, nuk do të humbas asnjë sekondë për të mbrojtur vendin ton”, tha ai para deputetëve para se të zhvillohej votimi. /atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat