Gjykata ruse merr vendim për marinarët e kapur në anijet ukrainase

Bota

Gjykata ruse merr vendim për marinarët e kapur në anijet ukrainase

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 15:48

Një gjykatë ruse ka marrë vendim që dy marinarët ukrainas, të cilët janë kapur nga forcat bregdetare ruse gjatë përleshjes në ujërat e Gadishullit të Krimesë do të mbahen në paraburgim për dy muaj.

Vendimi i 27 nëntorit nga Gjykata në Simferopol, njëherësh kryeqytetin e Krimesë së kontrolluar nga Rusia ka vënë në dukje kundërshtimin e Kremlinit kundrejt thirrjeve të Kievit dhe Perëndimit për të liruar dhjetëra pjesëtarë që kanë qenë në tri anijet ukrainase të kapura nga forcat ruse dy ditë më parë.

Në rritje e sipër të tensioneve pasi anijet bregdetare të Rusisë kanë sulmuar anijet ukrainase, gjykata ka mbajtur seancë dëgjimore për 12 anëtarë të ekipit ukrainas.

Një zyrtar rus ka thënë se për nëntë personat tjerë është vendosur një seancë më 28 nëntor.

Deri më tani masa e paraburgimit për dy muaj u është caktuar vetëm dy personave.

Sipas ligjit rus, këto masa mund të zgjaten nga gjykatat me kërkesë të prokurorëve dhe nuk është bërë e ditur se kur marinarët, që Rusia i ka akuzuar për shkelje të kufijve do të përballen me gjyq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat