Hijeshia e 28 Nëntorit, ja sa bukur duken këta fëmijë

Kosova

Hijeshia e 28 Nëntorit, ja sa bukur duken këta fëmijë

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 10:37
Për festat e nëntorit

28 Nëntori festohet në të gjitha trojet shqiptare. Në të gjitha hapësirat publike në Kosovë vendosen flamuj kuq e zi dhe simbole kombëtare. Edhe në çerdhe dhe shkolla festohet kjo festë e madhe mbarëkombëtare.

Shqiptarët e Kosovës çdo ditë e më shumë po i kushtojnë rëndësi kësaj feste sa që edhe fëmijët e vegjël dinë për festat  e nëntorit.

Hijeshinë  ia shtojnë fëmijët të cilët prindërit e tyre përkujdesen që për këtë festë t’i veshin me ngjyrat e flamurit.

Madje ka nga ata prindër që enkas për festat e nëntorit për fëmijët e tyre porosisin rroba me karakteristika të veçanta.

Një veprim të tillë e ka bërë edhe një çift nga Prishtina, të cilët tre fëmijët e tyre i ka veshur me rroba që përmbajnë simbolet e shqiptarëve, ngjyrat kuq e zi, shqiponjën dy krenare dhe simbolin e plisit.

Të njëjtat fotografi i kanë hedhur në rrjetin social Facebook. Për më shumë shikoni fotografitë e motrës me dy vëllezërit  e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat