Gabimet që bëni para, gjatë dhe pas larjes së flokëve - Bota Sot
Gabimet që bëni para, gjatë dhe pas larjes së flokëve

Këshilla mjekësore

Gabimet që bëni para, gjatë dhe pas larjes së flokëve

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 10:59
Foto ilustrim

Për të pasur flokë të shëndetshëm nuk mjaftojnë vetëm ushqimi i mirë, stili i shëndetshëm i jetesës e suplementet. Duhet një rutinë kujdesi e përjavshme dhe duhet të dini se janë gabimet e vogla të përditshme ato që më së shumti dëmtojnë në nivel qelizor flokët tuaj. Living do të ndajë me ju sot gabimet më të shpeshta duke ju këshilluar që t’i shmangni sa më shumë.

Para LARJES

Duhet te siguroheni që përpara se të blini një shampon të jetë e përshtatshme për llojin e flokut që keni ! Shmangni ato me sulfate

Specialistët ju rekomandojnë t’i lani flokët vetëm 2 herë në javë

Krehja

Flokët nuk duhen krehur në dush, por përpara se të lani flokët. Kjo gjë do të përmirësojë qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës dhe do të parandalojë këputjen e flokëve gjatë larjes.

GJATË LARJES

Aplikoni shampon gabim. Si fillim shampon duhet ta hidhni në duar e më pas ta shpërndani në mënyrë të njëjtrajtshme në të gjithë flokët. Përpara se ta shpëlani , masazhojini rrënjët e flokëve për rreth 5 minuta.

Harroni balsamin, ose produktet e kujdesit pas larjes. Nëse ju do të harroni t’i lyeni majat me një vaj natyral atëherë floku juaj do të duket i thatë e pa jetë

Kini kujdes me temperaturën e ujit pasi nuk duhet të jetë shumë e nxehtë. Mund t’ju duket e çuditshme, por edhe temperatura e ujit ndikon në shëndetin e flokëve. Specialistët janë për ujin e ftohtë, sepse në këtë mënyrë poret e flokëve do të mbyllen duke mbajtur brenda yndyrën natyrale dhe përbërësit ushqyes të rrënjëve të flokëve.

Shpëlarja

Sigurohuni që flokët tuaj janë plotësisht të lagësht përpara se t’i lani me shampoo. Shpëlajini me ujë të ngrohtë e masazhoni skalpin e kokës në mënyrë që të eliminoni çdo papastërti.

PAS LARJES

Përdorni shumë shpesh pjastër apo mashën e kaçurrelave. Këto mjete të cilat stilojnë flokët me nxehtësi nuk rekomandohen më shpesh se një herë në javë.

Prisni flokët rregullisht ( një herë në 3 muaj)

Fjetja me flokë të lagur , krehja me flokë të lagur

Uji i tepërt në flokë rëndon këto të fundit dhe presioni më i vogël, për shembull fërkimi në jastëk apo krehja me furçe e tharëse do të këpusë flokët, që nëse do të ishin të thata nuk do të ndodhte.

Të stiluarit në një mënyrë për një kohë të gjatë

Bishti i kalit apo topuzi tërheqin flokët nga rrënjët, shkruan living. Duke i mbajtur pa ndryshuar për një kohë të gjatë mund të ndodhë që në zona të caktuara flokët të bien e t’ju krijohet pulla të bardha nga mungesa e tyre. Kjo ndodh kryesisht në vijë e parë të flokëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...