Sami Lushtaku uron 28 Nëntorin me fjalim të vitit 1998 në Prekaz

Kosova

Sami Lushtaku uron 28 Nëntorin me fjalim të vitit 1998 në Prekaz

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 11:28
Sami Lushtaku

Ish-kryetari i Skenderajt dhe ish-komandati i zonës operative të Drenicës Sami Lushtaku, ka uruar 28 Nëntorin me një video ku shihet ai teksa mban fjalim në vitin 1998 në Prekaz.

“Në këtë vit jubilar, po ndaj me ju këto pamje të datës 28 Nëntor 1998 nga Prekazi, i cili për mua është përvjetori më i veçantë i Festave të Nëntorit. Kosova ishte në vlugun e luftës çlirimtare. Ne u betuam se do ta vazhdojmë çlirimin e tokave tona të pushtuara padrejtësisht. Po mbaja fjalimin më të rëndësishëm në jetën time. Fjalimin e luftës, qëndresës e të sakrificës për lirinë e Kosovës. Dhe ja dolëm mbanë”, ka shkruar Lushtaku.

Ai në fund ka uruar Festën e Flamurit, ditëlindjen e Legjendarit Adem Jashari dhe daljen e parë publike e UÇK-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat