Izraelitët “çmenden” nga vendimi i SHBA-së për tu larguar nga Siria - Bota Sot
Izraelitët “çmenden” nga vendimi i SHBA-së për tu larguar nga Siria

Bota

Izraelitët “çmenden” nga vendimi i SHBA-së për tu larguar nga Siria

Më: 25 dhjetor 2018 Në ora: 23:36
Ayeled Saket

Vendimi i Trump për të tërhequr trupat amerikanë nga Siria duket se ka një impakt të drejtpërdrejtë edhe tek Izraeli, e cila që nga paralajmërimi për tërheqjen e trupave ka theksuar se ky vendim nuk është mirë për shtetin e Izraelit.

Se fundmi, ministrja e dritësisë izraelite, Ayeled Saket në lidhje me vendimin e president të ShBA-së ka theksuar se ky vendim do të le Sirinë në duart e Erdogan-it.

“Presidenti Trump është një mik i madh i Izraelit por vendimi i fundit për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria, konkretisht nga lindja e Eufratit është e gabuar, kjo do të forcoj edhe më shumë ndikimin e presidentit turk në këtë vend”, theksoi ajo për radion ushtarake.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës premten e kaluar kanë njoftuar se ka filluar procesi i kthimit të trupave amerikane nga Siria.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera