Trump dhe Erdogan bisedojnë për përplasjen detare Rusi-Ukrainë

Bota

Trump dhe Erdogan bisedojnë për përplasjen detare Rusi-Ukrainë

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 12:35
Presidentët Donald Trump dhe Recep Tayyip Erdogan - foto arkivi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bisedoi përmes telefonit me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, rreth konfrontimit detar midis Rusisë dhe Ukrainës, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.

Rusia ka aneksuar tri anije të Ukrainës dhe ka arrestuar ekuipazhin e saj në brigjet jashtë Krimesë, duke thënë se ato kanë kaluar ilegalisht në ujërat e saj. Paraprakisht, ajo ka hapur zjarr, duke plagosur gjashtë ukrainas.

Ukraina ka shpallur gjendje lufte në disa zona të vendit.

"Dy liderët shprehën shqetësim të thellë për incidentin në Ngushticën Kërç dhe për mbajtjen e vazhdueshme të anijeve dhe anëtarëve të ekuipazhit të Ukrainës", tha përmes një deklarate Sanders.

Erdogan tha se ka biseduar në telefon edhe me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, edhe me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko.

"Në bisedën time me Putinin, temë kryesore ishte situata që po vazhdon me Ukrainën. A mund të shërbejmë në rolin e ndërmjetësuesit? E kemi diskutuar këtë çështje me të dyja palët", tha Erdogan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat