Rusia investon 4 miliardë dollarë për të ndërtuar një port në Arktik

Bota

Rusia investon 4 miliardë dollarë për të ndërtuar një port në Arktik

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 21:27
ilustrim

Planet për ndërtimin e një porti detar në një nga zonat më veriore të Rusisë janë rikthyer në jetë

Projekti prej 4 miliardë dollarësh në rajonin Nenets konsiderohet si  çelësi i planit strategjik të vendit për të hapur transportin në Arktik.

Projekti thuhet se është përfshirë në listën e projekteve të mëdha të investimeve në Moskë. Porti i ri, i cili gjendet në vendbanimin e vogël të Nenetsit të Indigës, do të operojë gjatë gjithë vitit.

Qarkullimi vjetor i ngarkesave do të arrijë në 70 milion ton, prej të cilave 50 milion ton do të llogarisë dërgesat e qymyrit, i nxjerrë nga zona më e madhe e minierave të qymyrit në pellgun Kuznetsk, në Siberinë jugperëndimore.

Porti do të financohet nga investitorët privatë dhe nga mbështetja e shtetit.

Porti i ri verior do të kërkojë krijimin e infrastrukturës së nevojshme edhe në tokë. Projekti parashikohet të përfshijë ndërtimin e një hekurudhe të re që lidh Indigën me qytetin Siberian të Surgutit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat