G7-a i kërkon Rusisë lirimin e ekuipazhit ukrainas

Bota

G7-a i kërkon Rusisë lirimin e ekuipazhit ukrainas

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 18:30
Ukrainë

G7-a i kërkoi sot Rusisë lirimin e 24 marinarëve dhe tre anijet ukrainase të bllokuara që prej përplasjes në Detin Azov, duke i bërë presion Moskës të mos pengojë lundrimin e anijeve në ngushticën e Kerçit, konsideruar si një kalim ndërkombëtar.

‘’Asgjë nuk e justifikon përdorimin e forcës ushtarake nga ana e Rusisë ndaj anijeve dhe ekuipazhit detar ukrainas’’, bëri të ditur G7-a, grupi joformal i fuqive të mëdha i përbërë nga Kanadaja, Gjermania, Franca, Italia, Japonia, Britania e Madhe, SHBA-ja, të cilëve u është bashkuar dhe Unioni Europian.

‘’Shprehim shqetësimin tonë të thellë në lidhje me veprimet e Rusisë ndaj Ukrainës në ngushticën e Kerçit dhe ujërat përreth që janë bërë shkak i intensifikimit të tensioneve’’, deklaruan krerët e diplomacisë së vendeve të G7-ës në një komunikatë të publikuar nga Otava, e cila këtë vit mban presidencën e radhës. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat