Tregtia dhe klima prioritet për BRICS

Bota

Tregtia dhe klima prioritet për BRICS

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 18:09
Vladimir Putin

Liderët e pesë vendeve të grupit të BRICS (Brazil, Rusi, Indi, Kinë dhe Afrikë e Jugut) u mblodhën sot në Buenos Aires, në kuadër të samitit të G20-ës duke kundërshtuar proteksionizmin dhe duke mbështetur Marrëveshjen e Parisit mbi ndryshimet klimatike.

Në një dokument të publikuar në fund të mbledhjes, BRICS shprehu mbështetjen e tij për Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) si garant i praktikave të mira dhe të respektimit të normave në transaksionet botërore.

“Rregullat e OBT-së janë kundër masave të njëanshme dhe proteksionizmit, duke ia dërguar këtë kërkesë anëtarëve të saj që janë kundër këtyre praktikave”, theksohet në këtë dokument.

Ky pozicionim vjen në çastin që dy prej protagonistëve kryesorë të G20-ës të mbledhur në Argjentinë, SHBA-ja dhe Kina janë duke zhvilluar një përballje të ashpër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat