Putin tregon nëse ishte ulur afër Melania Trumpit në darkën e G20

Bota

Putin tregon nëse ishte ulur afër Melania Trumpit në darkën e G20

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 20:50
Pamje nga takimi

Presidenti i Rusisë ka konfirmuar se ka biseduar me presidentin amerikan Donald Trump gjatë darkës në samitin e G20.

Megjithatë, ai ka mohuar se ishte i ulur ngjitur me Zonjës e Parë Melania gjatë ushqimit, megjithëse fotoja e tillë po qarkullon në internet.

“Ato foto ishin nga Hamburgu, nga samiti i kaluar i G20’, tha Putin.

I pari i Kremlinit konfirmoi bisedat me Trumpin.

“Gjatë darkës ne biseduam”, tha Putin gjatë konferencës për media në Buenes Aires, duke iu referuar homologut të tij amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat