Trump thotë se Kina ka larguar taksën për veturat e importuara nga SHBA-të

Bota

Trump thotë se Kina ka larguar taksën për veturat e importuara nga SHBA-të

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 08:12
Pamje nga takimi Trump - Xi Jinping

Pekini do të ulë dhe do të largojë taksat prej 40% të vendosura për veturat e importuara nga SHBA-të në Kinë, ka bërë të ditur presidenti amerikan Donald Trump.

Kina ende nuk ka komentuar në lajmërimin e Trump, të cilin ky i fundit e bëri përmes një postimi në Twitter pa dhënë detaje shtesë.

Ky veprim, në qoftë se konfirmohet, do të jete i mirëpritur nga industria e makinave që u prek nga lufta tregtare në mes të SHBA-ve dhe Kinës.

Presidenti Trump dhe ai kinez Xi Jinping, kanë rënë dakord që të kenë një “armëpushim” në mes të kësaj lufte tregtare.

Në darkën e samitit të G20-ës, ata u pajtuan të mos rrisin taksat për 90 ditë në mënyrë që të krijojnë kushte për bisedime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat