NATO-ja: Aleatët janë shumë të shqetësuar nga agresiviteti i Rusisë

Bota

NATO-ja: Aleatët janë shumë të shqetësuar nga agresiviteti i Rusisë

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 18:07
Jens Stoltenberg

Aleatët e NATO-s janë shumë të shqetësuar nga agresiviteti i Rusisë dhe do të marrin të gjitha masat për të garantuar mbrojtjen e tyre, por të vëmendshëm për të evituar një përshkallëzim të rrezikshëm dhe që të qëndrojnë të bashkuar, njoftoi sot sekretari i përgjithshëm i Aleancës.

Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës në Detin Azov dhe vendosja e raketave të reja nga Rusia duke shkelur traktatin e vitit 1987 mbi armët bërthamore me rreze të mesme do të jenë dy prej çështjeve kryesore të ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s që mblidhen nesër në Bruksel.

Aleatët kërkojnë të jenë të vendosur përballë Moskës, por kërkojnë gjithashtu të evitojnë çdo casus belli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat