Putin flet për skenarin e filmit amerikan: E pamundur

Bota

Putin flet për skenarin e filmit amerikan: E pamundur

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 18:47
Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se është pak e besueshme ngjarja e përshkruar në filmin amerikan "Hunter Killer" - ku amerikanët shpëtuan udhëheqësin rus.

Në një konferencë shtypi pas takimit të G20 në Argjentinë, Putin u pyet për filmin.

Gazetari përshkroi filmin në të cilin nëndetësja amerikane hyn në një bazë ushtarake polare për të shpëtuar presidentin rus.

"Në bazën tonë lundroi nëndetëse amerikane?" pyeti Putin, duke shtuar: "Një skenar shumë pak i mundshëm - fiksim”.

"Dy anijet e vogla që SHBA i dhuruan Ukrainës nuk kaluan nëpër bregun e Kerçki, dhe ju doni nëndetëse bërthamore të SHBA-së të hyjnë në bazën tonë. Film i varfër, " tha Putin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat