Së shpejti 30 000 kamera sigurie në Rio

Bota

Së shpejti 30 000 kamera sigurie në Rio

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 22:57
Foto ilustrim

Kryebashkiaku i Rio de Janeiro, Wilson Witzel njoftoi hapjen e tenderit për instalimin e 30 000 kamera sigurie për të zgjidhur problemet serioze të sigurisë që prekin këtë Shtet në juglindje të Brazilit.

“Siguria është prioriteti ynë”, tha Witzel, i cili planifikon të udhëtojë sot në Izrael, ku do t’i prezantohen modele dronësh që mund të përdoren në luftën kundër trafikut të drogës.

Sipas web-it të gazetës ‘’O Globo’’ bëhet fjalë për dronë luftarakë që mund të godasin në distancë mbi trafikantët e drogës në favela, këto lagje të varfra ku jeton rreth një e katërta e popullsisë së Rios. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat