Studim nga Universiteti i Chicagos: Ndotja e ajrit, vrasësi numër një në botë

Bota

Studim nga Universiteti i Chicagos: Ndotja e ajrit, vrasësi numër një në botë

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 08:18
Foto: REUTERS/Jason Lee

Ajri i ndotur ka dalë të jetë më i rrezikshëm për shëndetin se pirja e duhanit, nga dora e parë, thotë studimi nga Indeksi i Kualitetit të Ajrit në Universitetin e Chicagos (AQLI).

Ndotja e ajrit, e shkaktuar kryesisht nga djegia e karburanteve fosile është duke shkurtuar jetën mesatarisht 1.8 vite për person, duke e shndërruar në vrasësin numër një në botë, sipas një hulumtimi. Grimcat e vogla të prekura nga ajri i ndotur shkurtojnë jetën më shumë se tymi i cigareve të dorës së parë, që mund ta shkurtoj për 1.6 vite dhe janë më të rrezikshme se kërcënimet e tjera shëndetsore përfshirë HIV/AIDS-in, transmeton lajmi.net.

Indeksi i Kualitetit të Ajrit në Universitetin e Chicagos (AQLI) tregon se banorët në pjesë të Indisë, shteti i dytë më i ndotur në botë, mund të jetojnë deri në 11 vjet më pak për shkak të nivelit të lartë të ndotjes së ajrit. Mesataret e jetëgjatësisë janë më pak se 69 në vendin e Azisë Jugore prej 1.3 miliardë, sipas Bankës Botërore.

Hulumtuesit filluan një faqe interneti që u tregon përdoruesve se sa vjet mund të kushtojnë nga jeta e tyre nga ndotja e ajrit sipas rajonit të një vendi ku ata jetojnë. Indeksi synon të transformojë të dhënat e vështira për t’u kuptuar në “ndoshta metrika më e rëndësishme që ekziston – jetë”, tha në një deklaratë Michael Greenstone, drejtor i Institutit të Politikave të Energjisë në Universitetin e Chicagos.

Image

Ndotja e grimcave normalisht matet në mikrogramë për metër kub.

“Fakti që ky mjet nga AQLI llogarit numrin e viteve që unë dhe ju keni humbur nga ndotja e ajrit më bën të shqetësuar,” tha Kalikesh Singh Deo, një anëtar indian i parlamentit, në një deklaratë të përbashkët nga EPIC

Kina dhe Indonezia janë gjithashtu në mesin e vendeve ku grimcat mikroskopike që fluturojnë në ajër i godasin banorët, duke ulur përkatësisht jetëgjatësinë e tyre deri në shtatë vjet dhe pesë vjet e gjysmë, tregon faqja e internetit.

Studime të tjera kanë zbuluar më parë numrin e njerëzve që mund të vdesin para kohe për shkak të ndotjes së ajrit.

Por shkencëtarët e EPIC shpresojnë se faqja e internetit – e para e këtij lloji, sipas institutit – do të bëjë pasojat e politikave që promovojnë energjinë e ndytë më të prekshme dhe të inkurajojnë reformat që nxisin cilësinë më të mirë të ajrit.

Vetëm një pjesë e vogël e qyteteve më të ndotura të Indisë kanë hartuar plane për të luftuar ndotjen e ajrit pavarësisht se është kërkuar të veprojë kështu tre vjet më parë, tha një raport nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. /Lajmi.net/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat