SHBA'ja zhvillon fluturime mbikëqyrëse mbi Ukrainë

Bota

SHBA'ja zhvillon fluturime mbikëqyrëse mbi Ukrainë

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 23:54
Avionët

Pentagoni njoftoi sot se ka zhvilluar një fluturim vëzhgues mbi Ukrainë për të ritheksuar mbështetjen e SHBA-së për këtë vend pas kapjes së luftanijeve ukrainase nga Rusia në Detin Azov.

“SHBA-ja dhe aleatët zhvilluan sot një fluturim vëzhgues konform me traktatin Open Sky”, njoftoi Ministria amerikane e Mbrojtjes në një komunikatë.

Traktati i quajtur “Open Sky” (Qiell i Hapur) i mundëson 34 vendeve firmëtare të marrëveshjeve të Konferencës mbi Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë (CSCE) për të fluturuar territoret respektive që të verifikojnë lëvizjet e tyre ushtarake dhe për të kontrolluar armatimet e njeri-tjetrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat