Franca i kërkon Trump-it që të mos ndërhyjë në politikat e tyre

Bota

Franca i kërkon Trump-it që të mos ndërhyjë në politikat e tyre

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 23:37
Donald Trump

Ministri i Jashtëm i Francës i bëri thirrje Presidentit amerikan, Donald Trump, të dielën, që të mos ndërhyjë në politikën franceze, pas mesazheve të  Trump në Twitter lidhur me protestat në Paris.

“Ne nuk merremi me politikën e brendshme amerikane dhe duam të njëjtën gjë në këmbim”, tha Ministri i Jashtëm, Jean-Yves Le Drian në televizionin LCI.

“Unë dhe presidenti francez i themi Donald Trumpit: mos u merr me vendin tonë”, tha ai.

Le Drian ka reaguar ndaj mesazheve në Twitter të Presidentit Trump, ku ai shkruante se ajo që po ndodhte në Francë ishte e trishtueshme.

“Ndoshta është koha që t’i jepet fund Marrëveshjes qesharake dhe jashtëzakonisht të shpenzueshme dhe t’u kthehen njerëzve paratë në formën e taksave më të ulëta? Shtetet e Bashkuara e ka bërë këtë me kohë dhe është i vetmi vend ku çlirimi i gazeve të dëmshme, ra vitin e kaluar”, kishte shkruar më herët Trump.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat