Mogherini: Deklarata e të Drejtave të Njeriut ka bashkuar botën

Bota

Mogherini: Deklarata e të Drejtave të Njeriut ka bashkuar botën

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 07:10
Federica Mogherini

Shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini tha me rastin e Ditës së të Drejtave të Njeriut, se 70 vjet më parë,shtetet anëtare të OKB u mblodhën për të miratuar Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, duke theksuar se ky hap e ka bashkuar botën pas tragjedisë më të madhe në historinë e njerëzimit.

“Që atëherë, kemi bërë përparim të ndjeshëm. Deklarata Universale u dëshmua si gurthemeli i të drejtës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, në bazë të së cilës shumë vende kanë ndërtuar një strukturë të fortë dhe të qëndrueshme të mbrojtjes së të drejtavetë njeriut. Sot, numri i atyre që jetojnë nën kushtet e duhura të të drejtavetë njeriut është më e madhe se kurrë më parë në historinë e njerëzimit.Përvjetori i shtatëdhjetë i Deklaratës Universale është një moment për të kujtuar se të drejtat e njeriut kishin një ndikim gjithëpërfshirës në shoqëritë tona “, tha Mogherini në një deklaratë që ajo bëri në emër të BE.Mogherini shtoi se për këtë arsye, Bashkimi Evropian, së bashku me partnerë nga pjesë të ndryshme të botës, ka nisur iniciativën “Tendencat e suksesshme të të drejtave të njeriut”, e cila i tregon botës se promovimi dhe respektimi i të drejtave të njeriut forcojnë themelet e shoqërive tona dhe mundësojnë zhvillimin e tyre.                  “Megjithëse, këto historinë ne mund të zgjojnë shpresën dhe optimizmin, ne nuk mund t’i marrim tëdrejtat e njeriut si të mirëqena. Jemi të vetëdijshëm për problemet me të cilat përballen njerëzit në mbarë botën: shkeljet e të drejtave të njeriut, rrezikimii demokracisë dhe zvogëlimi i hapësirës për funksionimin e shoqërisë civile”, tha Mogherini.

Ajo ka përmendur se presioni mbilirinë e fjalës dhe sektorin civil, përmes sulmeve të dhunshme, zhdukjeve të detyruara dhe regjimeve shtypëse, po rritet në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat