Marrëveshja e OPEC-ut shkakton rritje në çmimin e naftës

Bota

Marrëveshja e OPEC-ut shkakton rritje në çmimin e naftës

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 12:20
Foto ilustrim

Nafta e papërpunuar ka një çmim më të lartë të hënën, si rrjedhojë e marrëveshjes së arritur të premten, në të cilën shtetet anëtare të OPEC-ut dhe aleatët e tyre eksportues të naftës u pajtuan për shkurtim të prodhimit për 1.2 milion fuçi në ditë.

Marka ndërkombëtare e naftës së papërpunuar Brent, ka një rritje me 0.6 për qind të hënën, ose 62.06 dollarë për fuçi nga 61.67 sa shitej të premten, ndërkohë që marka amerikane West Texas Intermediate (WTI) ka një rritje me 0.3 për qind, ose 52.55 dollarë për fuçi.

Të premten, OPEC-u tha se nga janari i vitit 2019 dhe në gjashtë muajt e ardhshëm do të shkurtojë prodhimin me 800.000 fuçi në ditë.

Aleatët e kartelit, i cili përfshinë Rusinë dhe nëntë shtete që nuk janë pjesë e OPEC-ut do të kontribuojnë duke shkurtuar prodhimin në gjithsej 400.000 fuçi në ditë.

Gjiganti i OPEC-ut, Arabia Saudite, që është eksportuesi më i madh i naftës së papërpunuar, do të mbaj peshën më të madhe të shkurtimit me 500.000 fuçi në ditë.

“Iraku, që është eksportuesi i dytë më i madh i OPEC-ut, do të shkurtoj prodhimin me 139.000 fuçi në ditë”, tha ministri irakian për Naftë, Samir Gazban.

Prodhuesi i tretë më i madh i OPEC, Irani, do të lirohet nga marrëveshja nga shkaku i sanksioneve amerikane mbi eksportet e tij, me çka u bashkohet Libisë dhe Venezuelës të cilat gjithashtu do të përjashtohen nga marrëveshja për shkurtim të prodhimit.

Rusia që është prodhuesi i dytë më i madh në botë, do të shkurtoj prodhimin me rreth 228.000 fuçi në ditë, ose 2 për qind nga 11.4 milionë fuçi në ditë të prodhuara në muajin tetor, konfirmoi të premten ministri i Energjisë, Aleksandër Novak.

Marrëveshja pritet të ulë mbifurnizimin e tregut global të naftës dhe të sjellë çmime më të larta të naftës së papërpunuar, të cilat kanë rënë në mbi 30 për qind që nga tetori.

Takimi i ardhshëm i OPEC-ut me shtetet jo anëtare do të mbahet në prill të vitit 2019 në Vjenë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat