Bangladeshi mbylli shumë medie online për shkak të shqetësimeve të sigurisë

Bota

Bangladeshi mbylli shumë medie online për shkak të shqetësimeve të sigurisë

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 18:10
Foto ilustrim

Komisioni Rregullues i Telekomunikimeve në Bangladesh i ka mbyllur disa portale të lajmeve për disa orë gjatë ditës së sotme, duke u arsyetuar se kjo po bëhet për arsye sigurie. Zyrtarët edhe më herët kishin hetuar shumë faqe para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare gjatë këtij muaji.

Ky veprim vjen pasi qeveria e Kryeministrit Hasina po përballet me kritika për ligjet e reja, për të cilat gazetarët thonë se janë përpjekje e qeverisë për ta shtypur lirinë e medieve. Komisioni Rregullues i Telekomunikimeve bëri kërkesë ndërkombëtare për bllokim të 58 portaleve, pa i shqyrtuar në hollësi rreziqet e sigurisë. Rrjedhimisht, portalet ishin të paqasshme për të paktën 12 orë.

Një zyrtar qeveritar ka deklaruar se këto 58 faqe nuk ishin të regjistruara në Ministrinë e Informacionit, prandaj përmbajtja e tyre është hetuar. “Është në përgjegjësinë e kësaj ministrie që t’i fusim të gjitha faqet në një sistem, në mënyrë që ato të funksionojnë në mënyrë të rregullt”, tha ai. Kjo po shihet si përpjekje për të vënë kontroll mbi këto faqe para zgjedhjeve parlamentare, që pritet të mbahen më 30 dhjetor, shkruan “Reuters”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat