Merkel: Marrëveshja e Berxit nuk mund të ndryshohet

Bota

Merkel: Marrëveshja e Berxit nuk mund të ndryshohet

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 17:25
Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel gjykoi sot pas një takimi me homologen e saj britanike në Berlin se nuk është e mundur që të ndryshohet marrëveshja e Brexit, sipas burimesh pranë kancelares.

Merkel i bëri këto deklarata gjatë një mbledhje me deputetet e familjes së saj politike, që u zhvillua në kuadër të takimit të kancelares me Theresa May, që ka vajtur në Gjermani për t’u përpjekur të marrë lëshime mbi kushtet e tërheqjes së vendit të saj nga BE-ja, theksuan këto burime që ishin të pranishme në këtë mbledhje. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat