Pompeo: OKB-ja të limitojë zhvillimin e raketave iraniane

Bota

Pompeo: OKB-ja të limitojë zhvillimin e raketave iraniane

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 18:42
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo i kërkoi sot Këshillit të Sigurimit në OKB që të limitojë zhvillimin e raketave balistike iraniane që kërcënojnë sipas atij Lindjen e Mesme dhe përtej.

“Është e qartë se aktivitetet e regjimit iranian në fushën e raketave balistike janë shtuar që prej marrëveshjes bërthamore të arritur në 2015”, theksoi Mike Pompeo gjatë një mbledhje të Këshillit të Sigurimit mbi mos përhapjen e armëve.

SHBA-ja u tërhoq në maj nga kjo marrëveshje ndërkohë që europianët ritheksuan sot angazhimin e tyre të plotë për ta respektuar për aq kohë që Irani do e respektojë.

Të gjitha raportet e OKB-së deri tani tregojnë një respektim të plotë nga Teherani të detyrimeve të lidhura me marrëveshjen bërthamore. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat