Ministria e Jashtme e Kanadasë thotë se po përpiqet të bëjë kontakte me një kanadez të dytë, i cili besohet se është arrestuar në Kinë.
Michael Spavor, një biznesmen i vendosur në Dandong pranë kufirit të Koresë së Veriut, kishte kontaktuar me zyrtarët kanadezë këtë javë për të thënë se ai ishte duke u marrë në pyetje,
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Guillaume Bérubé tha për mediat e huaja se Kanadaja po punonte shumë për të përcaktuar vendndodhjen e Sparr.
Ajo vjen pasi ish-diplomati Michael Kovrig u arrestua në Kinë këtë javë.
Zyrtarët kanadezë thonë se arsyeja për ndalimin e Kovrig mbetet e paqartë,
Por mediat shtetërore kineze kanë raportuar se Michael Kovrig është duke u mbajtur “me dyshimin për t’u angazhuar në aktivitete që dëmtojnë sigurinë e shtetit të Kinës”.