Putin: Në Rusi s’do ta lejoj muzikën e seksit, drogës dhe protestave – repin

Bota

Putin: Në Rusi s’do ta lejoj muzikën e seksit, drogës dhe protestave – repin

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 23:07
Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin, ka thënë se do t’i urdhërojë liderët e institucioneve kultutore në Rusi, që ta kontrollojnë muzikëm e zhanrit rep.

Sipas Putinit, deklaratën e të cilit e transmeton Associated Press, ai preferon që kjo muzikë të kontrollohet, përpara se të ndalohet krejtësisht në Rusi.

‘Kjo muzikë po përhapet me të madhe në vendin tonë dhe ajo përbëhet nga tri elemente kryesore: sekso, droga dhe protestat. Ne nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë që kombi jonë të bëhet pjesë e një muzike ku droga trajtohet si dicka normale’ , ka thënë Putin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat