Maradona: Nuk e dija që ishte e ndaluar të tymosja

Botërori 2018

Maradona: Nuk e dija që ishte e ndaluar të tymosja

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 16:12
Maradona: Nuk e dija që ishte e ndaluar të tymosja

Pas Lionel Messit, që konsiderohet fajtor për mungesën e fitores së Argjentinës ndaj Islandës me 11-metërshin e humbur, një tjetër emër i madh përfundon në syrin e ciklonit për shkak të sjelljes së tij në tribunën VIP të stadiumit të Spartakut të Moskës. Kampioni i Botës me Argjentinën në vitin 1986, Diego Armando Maradona, është fokusuar nga kamerat duke tymosur një puro, edhe pse është e ndaluar me rregullore që në 12 impiantet e Botërorit të ndodhë diçka e tillë. Por El Pibe De Oro e ka justifikimin për sjelljen e tij të gabuar. “Sinqerisht, nuk e dija që ishte e ndaluar të tymosja në stadium”, tha Maradona.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat