Suedia siguroi fitoren me penallti kundër Koresë së Jugut

Botërori 2018

Suedia siguroi fitoren me penallti kundër Koresë së Jugut

Nga: Kemajl Goca Më: 18 qershor 2018 Në ora: 13:56
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) - Suedia arkëton tri pikë domethënëse, duke iu falënderuar golit të Andreas Granqvist që ka realizuar nga penalltia në minutën e 65-të. Suedezët shënuan fitore me rezultat minimal 1:0 në përballje me Korenë e Jugut, në ndeshjen e xhiros së parë të grupit F të Kampionatit Botëror – “Rusia 2018”.

Meksika dhe Suedia prijnë me nga 3 pikë në grup, duke lënë pas Gjermaninë dhe Korenë e Jugut pa pikë.  Dorën në zemër Suedia e meritoi fitoren për faktin se pati më shumë nga loja, me tepër raste sidomos në 45 minutat e parë.

Edhe Koreja e Jugut luajti me vetëmohim të pashoq, por nuk arriti ta shkëpusë një pikë në këtë sfidë që u luajt në stadiumin Nizhny Novgorod. Në 45 minutat e para sikurse Marcus Berg të ishte më syçelë ka mundur të shënon dy herë për suedezët. Në minutën e 20-të, Berg në pozitë të qind për qindtë, por portieri i Koresë së Jugut, Cho reagoi për bukuri dhe me këmbë shpëtoi portën e tij. 

Sërish Berg në minutën e 29-të, në pozicion të volitshëm, por njëri nga mbrojtësit e Koresë së Jugut shpëtoi gol të sigurt. Dy minuta pa përfunduar pjesa e parë, Suedia kërkon penallti, por gjyqtari nuk mendon ashtu, kur Ki pengoi Toivonenin. Në fund të pjesës së parë futbollisti Claesson me kokë nga afërsia por gjuajtja e tij shkoi mbi portën e Koresë së Jugut. Në minutën e 53-të, Suedia me fat të madh, pasi që gjuajtja e Koo shkoi për disa centimetra jashtë shtyllës pingule të portierit Olsen.

Gjyqtari Aguilar pasi shikoi në ekran vendosi për penallti në minutën e 63-të, pasi që Kim Min-Woo e kishte rrëzuar Claesson. Granqvist me gjakftohtësi gjuajti nga penalltia, portierin në njërën anë dhe topin në këndin tjetër, kësisoj siguroi fitoren (1:0) e Suedisë. Deri në fund të takimit, te dyja kombëtaret u përpoqën, por sulmuesit nuk u treguan të saktë.  Në sfidën e radhës përkatësisht me  23 qershor Koreja e Jugut ndeshet me Meksikën (17.00) dhe Gjermania me Suedinë (20.00)

Suedia-Koreja e Jugut 1:0

Stadiumi në Nizhny Novgorod.

Shikues: 44. 899.

Gjyqtar: J. Agular (Salvador).

Shënues: Granqvist (65’-nga penalltia).

Kartonat e verdhë: Claesson - Shin-Wook Kim, Hwang.

Suedia: Olsen, Augustinsson, Granqvist, Jansson, Lustig, Claesson, Larsson (Swensson 81’), Ekdal (Hiljemark 71’), Forsberg, Berg dhe Toivonen (Thelin 77’).

Koreja e Jugut: Cho, Yong Lee, Jang, Young-Gwon Kim, Park (Kim Min-Woo 28’), Jae-Sung Lee, Ki, Koo (Lee Seung-Woo 73’), Hwang, Shin-Wook Kim (Jung Woo-Young 66’) dhe Son.

Grupi F

Gjermania-Meksika        1:0

Suedia-Koreja e Jugut 0:1

Tabela

1.Suedia  1      1      0      0      3     

2. Meksika      1      1      0      0      3

3. Gjermania   1      0      0      1      0

4. Koreja e Jugut    1      0      0      1      0

 

89’ Fundi i ndeshjes, Suedia duket se është e kënaqur me epërsinë, Koreja e Jugut e pafuqishme deri me tash.

84' Suedia në epërsi dhe me gjasa për të fituar.

80’ Suedia e ruan epërsinë dhe është në rrugë të mirë të fitores.

77’ Lojë e mirë, Koreja në presion të rezultatit, Suedia e qetë.

74’ Suedia është shumë afër fitores, kurse Koreja e Jugut ka bërë tri zëvendësime dhe synon barazimin.

65’ Granqvist me gjakftohtësi gjuajti nga penalltia dhe kaloi në epërsi (1:0) Suedinë.

63’ Gjyqtari pasi shikoi në ekran vendosi për penallti, ku e pa se Kim Min-Woo kishte rrëzuar Claesson.

59’ Suedia me energjike, por pa sukses, kurse Koreja e Jugut orvatet me kundërsulme të rrezikojë.

53’ Suedia me fat të madh, pasi që gjuajtja e Koo shkoi për disa centimetra jashtë shtyllës pingule të portierit Olsen.

51’ Pa ndryshim rezultati. Suedia me gjithë që po sulmon me shumë, deri me tani sulmuesit e saj janë treguar të ngathët.

47’ Suedia apo Koreja, cila do t’i marrë tri pikë ose edhe mund të përfundojë baras.

Fillon pjesa e dytë. 

45+2' Claesson me kokë nga afërsia por gjuajtja e tij shkoi mbi portë.

45' Pa ndryshim rezultati, 0:0.

43’ Suedia kërkon penallti, por gjyqtari nuk mendon ashtu, kur Ki pengoi Toivonenin.

42' Ende pa gola, lojë e pëlqyeshme.

Suedia-Koreja e Jugut

Stadiumi në Nizhny Novgorod.

Gjyqtar: J. Agular (Salvador).

Suedia: Olsen, Augustinsson, Granqvist, Jansson, Lustig, Claesson, Larsson, Ekdal, Forsberg, Berg dhe Toivonen.

Koreja e Jugut: Cho, Yong Lee, Jang, Young-Gwon Kim, Park (Kim Min-Woo 28’), Jae-Sung Lee, Ki, Koo, Hwang, Shin-Wook Kim dhe Son.

35’ Nuk ka gola. Te dyja kombëtaret luajnë mjaft mirë, Koreja e Jugut mundohet të jetë më e rrezikshme.

33’ Suedia është më e mirë, më kërcënuese, por nuk shënon.29’ Berg sërish në pozicion të volitshëm, por njëri nga mbrojtësit e Koresë së Jugut shpëtoi gol të sigurt.

27’ Vazhdon pa gola. Suedinë kërkon me ngulmë golin, kurse Koreja e Jugut mbrohet me sukses.

20’ Berg në pozitë të qind për qindtë, por portieri i Koresë së Jugut, Cho, reagoi për bukuri dhe me këmbë shpëtoi portën.

17’ Ndeshja mes Suedisë dhe Koresë së Jugut është e vlefshme e grupit F.

15'  Rezultati edhe më tej 0:0. Lojë e mirë.

Dita e pestë e Botërorit “Rusia 2018”, nis me përballjen Suedia-Koreja e Jugut.

Suedia dhe Koreja e Jugut ballafaqohen në kuadër të Grupit F.

Kjo sfidë pritet te prodhoj një ndeshje interesante, pasi që të dy skuadrat kërkojnë trepikëshi e parë në këtë Botëror, sidomos pas fitores së Meksikës kundër Gjermanisë, në mënyrë që të bëjnë hapin e parë për të kaluar në fazën tjetër të garave.

Suedi-Koreja e Jugut, formacionet zyrtare

Do të luhet sot në “Nizhny Novgorod Stadium” ndeshja e dytë e Grupit F mes Suedisë dhe Koresë së Jugut.

Dje Gjermania u mund 1-0 nga Meksika, ndërsa sot është radha e suedezëve dhe koreanojugorëve për të zbritur në fushë.

Ky takim do të luhet në orën 14:00 dhe të dy trajnerët tashmë i kanë publikuar formacionet zyrtare.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat