Gjermania fiton në sekondat e fundit

Botërori 2018

Gjermania fiton në sekondat e fundit

Nga: D.RR Më: 23 qershor 2018 Në ora: 20:06
Foto nga ndeshja

Kombëtarja e Gjermanisë ka fituar në fund me rezultat 2-1 ndaj asaj të Suedisë në ndeshjen e dytë të Grupit F në kuadër të Kupës së Botës “Rusia 2018”.  

Pjesa e parë e takimit ishte thuajse e barabartë me të dyja kombëtaret që krijuan nga disa raste për gol.

Megjithatë, ishin vetëm suedezët atë të cilët gjetën golin në minutën e 32-të të ndeshjes.

Ishte sulmuesi Ola Toivonen, i cili shënoi gol të bukur me parabolë për 1-0 pasi më parë u shërbye nga Viktor Claesson.

Në pjesën e dytë, gjermanët hyn furishëm duke barazuar pas vetëm tre minutave lojë me anë të Marco Reus, i cili barazoi për 1-1.

Vazhdimi i ndeshjes u bë edhe më interesant pas golit të barazimit, pasi Gjermania u hodh e gjithë në sulm pasi nuk kishte çfarë të humbte dhe krijoi shumë raste për gol.

Në minutën e 82-të gjithçka u bë e vështirë për ta pasi ishte Jerome Boateng që u ndëshkua me të kuq pas dy të verdhëve, por kjo nuk i dorëzoi gjermanët.

Panzerët ishin gati disa herë ta gjejnë golin me anë të Gomez dhe Julian Brand, por ishte Reus, i cili në minutën e fundit shtesë me një supergol ia siguroi fitoren 2-1.

Në Grupin F lider është Meksika me gjashtë pikë, ndërsa Gjermania dhe Suedia me nga tri. Në ndeshjen e fundit të Grupit, Gjermania luan ndaj Koresë së Jugut, ndërsa Suedia ka përball Meksikën.

95+5'  Kur pritej përfundimi i ndeshjes, Kroos me një goditje nga gjuajtja e lirë dërgon Gjermaninë në epërsi për t’iu shmangur humbjes.

90' Gjermanët godasin shtyllën.

81’ Boateng ndëshkohet direkt me karton të kuq. 10 minuta të vështirë të Gjermanisë deri në fund.

70’ Lojë shumë e mirë e Gjermanëve tani në pjesën e dytë. Po mundohet ta gjej golin me çdo kusht.

61’ Mundësi e mirë që Gjermania të kalojë në epërsi, por Gomez shpërdoron rastin.

48' Gjermania ka nisur fuqishëm pjesën e dytë dhe pas një askioni arriti ta gjej golin me Reus.

46' Fillon pjesa e dytë, Gjermania rrezikon eleminimin

45' Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Gjermani – Suedi, me rezultat 0-1.

Goli i vetëm i kësaj pjese u shënua në minutën  32’ nga Toivonen.

Gjermania në rast humbje do të eliminohet nga Kupa e Botës.

39' Gjermania po mundohet të kundërpëgjigjet.

32’ Suedia ndëshkon Gjermaninë. Pas gabimit të mbrojtjes gjermane, Toivonen shënon një gol, duke dërguar topin mbi Neuer.

21’ Lojë e pakoordinuar nga Gjermania, vërehet mungesa e Ozil.

Image

12' Suedia lëshon një rast të mirë për të shënuar gol.

7’ Draxler përpak sa nuk befasoi portierin e Suedisë me një goditje nga një kënd i vështirë.

1' Gjygjtari ka dhënë sinjal për të nisur ndeshjen.

Kombëtarja e Gjermanisë dhe ajo e Suedisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare.

Gjermania dhe Suedia do të ndeshen mes vete në ndeshjen e dytë të Grupit F në kuadër të Kupës së Botës “Rusia 2018”.

Skuadra e Joachim Low ka humbur në ndeshjen e parë ndaj Meksikës dhe dëshiron me çdo kusht t’i kthehet fitores ndaj suedezëve.

Në anën tjetër, Suedia ka një fitore ndaj Koresë se Jugut dhe synimi i tyre është të mos humbin ndaj Gjermanisë.

Image

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet ndryshe nga ndeshja e parë, ku Low ka bërë katër ndryshime.

Gjermania: Neuer; Kimmich, Rudiger, Boateng, Hector; Rudy, Kroos; Muller, Draxler, Reus; Warner. 

Suedia: Olsen; Lustig, Lindelof, Granqvist, Augustinsson; Larsson, Ekdal, Forsberg, Claesson; Berg, Toivonen.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat