‘Futbolli, një lojë me 22 lojtarë… por në fund fiton Gjermania’

Botërori 2018

‘Futbolli, një lojë me 22 lojtarë… por në fund fiton Gjermania’

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 09:27
Gjermani-Suedi

Mund të quhet një ndër ndeshjet më emocionuese dhe më të bukura të këtij Kampionati Botëror.

Gjermania e Joachim Low ka bërë atë që nuk e priste askush duke fituar në sekondën e fundit për të treguar edhe një herë karakterin e fortë.

“Loja përfundon atëherë kur i bie vërshëllimës arbitri”, është kjo shprehja e famshme e futbollit që edhe një herë zë vend te kampionët në fuqi të Botës.

Askush nuk e mendonte që Gjermania të shënonte në sekondën e fundit për të marrë një fitore 2-1 që do të mbahet mend gjatë.

Ishte Toni Kroos ai i cili shënoi golin e karrierës duke nxjerrë nga repertori i tij një “perlë” të vërtetë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat