Kosova ka “shënuar” më shumë se 13 kombëtare në Kupën e Botës, përfshirë Serbinë dhe Gjermaninë

Botërori 2018

Kosova ka “shënuar” më shumë se 13 kombëtare në Kupën e Botës, përfshirë Serbinë dhe Gjermaninë

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 23:08
Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Adnan Januzaj

Kosova edhe pse nuk është pjesëmarrëse në Kupën e Botës që po mbahet në Rusi, ajo po përfaqësohet me lojtarë që luajnë për ekipet tjera kombëtare.

Janë katër lojtarë me prejardhje nga Kosova që janë pjesë e Kupës së Botës. Bëhet fjalë për Valon Behramin, Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin dhe Adnan Januzajn.

Tre të parët luajnë për Përfaqësuesen e Zvicrës, ndërsa Januzaj për Belgjikën.

Behrami, Xhaka, Shaqiri dhe Januzaj kanë arritur që të kalojnë me sukses fazën e grupeve, duke pasur pritje për arritje sa më lartë në evenimentin kryesore të futbollit këtë vit.

Madje Xhaka, Shaqiri dhe Januzaj edhe kanë arritur të shënojnë gola të rëndësishëm në këtë botëror, dhe në një ndërlidhje të vogël me prejardhjen e tyre, del se Kosova në Rusi ka arritur të shënoi plot tri herë, duke lënë pas 13 kombëtare, përfshirë kampionët e botës në fuqi, Gjermaninë, Serbinë e Danimarkën.

Arabia Saudite, Egjipti, Irani, Maroku, Danimarka, Peruja, Australia, Islanda, Serbia, Kosta Rika, Gjermania, Panama dhe Polonia janë kombëtaret që nuk kanë arritur të shënojmë më shumë se dy gola në këtë botëror.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat