Belgjika e çon në shtëpi Brazilin!

Botërori 2018

Belgjika e çon në shtëpi Brazilin!

Nga: Kemajl Goca Më: 6 korrik 2018 Në ora: 19:40
Ndeshja mes Brazilit dhe Belgjikës

(E plotësuar) - Belgjika e jashtëzakonshme, bëri senzacion, duke e dërguar në shtëpi pesë herë kampionin e botës, Brazilin.  Belgët shënuan fitore me rezultat 2:1 kundër Brazilit, në ndeshjen çerekfinale të Kampionatit Botëror - "Rusia 2018" në futboll, që u zhvillua në stadiumin në Kazan.

Brazili nuk u tregua ashtu siç pritej edhe pse në 20 minutat e fundit, sulmuan me të gjitha forcat, por assesi ta gjejnë golin e barazimit përkundër që shënuan në minutën e 76-të. Brazili shokohet nga Belgjika! As laiku më i madh nuk ka pritur se belgët do të janë aq të fortë ndaj pesë herë kampionit të botës.

 Në 30 minutat e para Belgjika shënon dy herë duke i bërë me dije se do të dalim triumfues ndaj "kariokëve". Në minutën e 13-të, Fernandinho, shënoi autogol, që në një farë formë ia preu këmbën kombëtares së tij, Kur pritej në minutat vijues së Brazili do ta barazojë rezultatin ndodhi e kundërta.

Pikërisht në minutën e 31-të, Kevin De Bruyne nga distanca me një goditje të fortë thelloi epërsinë në 2:0. Në minutën e 76-të, zëvendësuesi Renato Augusto, me goditje me kokë e plasoi topin në këndin e majtë të poshtëm të portës së Belgjikës, 1:2.   Në minutën e 84-të, Neymar për bukuri e pasoi deri te Coutinho dhe në pozitë ideale, godet më të brendshme larg portës.

Në minutën e 90+2' Neymar goditi fuqishëm por Courtois me vetëmohim të madh shpëtoi portën, duke e dëbuar topin në korrne. Belgjika kualifikohet në gjysmëfinale dhe do të takohet me Francën, kurse Brazili eliminohet dhe i paketon valixhet për në shtëpi. Duhet theksuar se i vetmi shqiptar është në gjysmëfinale, ai është Adnan Januzaj.Image

 

Brazili - Belgjika    1:2

Stadiumi "Kazan Arena" në Kazanë.

Gjyqtar: M. Mazhiq (Serbia).

Shënues: Augosto (76') - Fernandinho (13'- autogol), De Bruyne (31').

Kartonat e verdhë: Fagner, Fernandinho - Alderweireld, Meunier.

Brazili: Alisson, Fagner, Silva, Miranda, Marcelo, Paulinho (Augosto 73'), Fernandinho, Willian (Firminmo 46'), Coutinho, Neymar dhe Gabriel Jesus (Costa 58').

Belgjika: Courtois, Alderweireld, Kompany, Vertonghen, Meunier, Fellaini, Witsel, Chadli (Vermaelen 83'), De Bruyne, Lukaku (Tielemans 87') dhe Hazard.

88' Pak shpresa për Brazilin, Belgjika afër kualifikimit.

84' Neymar për bukuri e pasoi deri te Coutinho dhe në pozitë ideale, godet më të brendshme larg portës.

81" Brazili sulmon me të gjitha forcat për të barazuar rezultatin, kurse Belgjika po has në vështirësi.

78' Firmino në rast të mirë, por Belgjika me fat të madh dhe duket se është futur në panik. 

76' Zëvendësuesi Renato Augusto hap gjithçka. Ai me goditje me kokë e plasoi topin në portën e Belgjikës, 1:2.  

71' Belgjika luan me qetësi, me një mbrojtje pothuajse bunker, ruajnë me kujdes Neymarin.

69' Belgjika shumë afër suksesit të madh, 20 minuta e ndajnë nga gjysmëfinalja e madhe dhe në fakt do të jetë edhe një shqiptar, ai është Adnan Januzaj.  

67' Më pak se 23 minuta  lojë, shpresë për Brazilin që të barazojë rezultatin. 

60' Tifozët e Brazilit janë të mërzitur nga ky rezultat dhe nuk mund të besojnë se pesë herë kampioni i botës është duke pësuar humbje.

54' Paulinho lëshoi një rast të mirë për ta ngushtuar rezultatin.

51' Marcelo nga një pozitë jo aq e lakmueshme as nuk harkoi as nuk gjuajti si duhet dhe rasti shkoi në pakthim. 

50' Belgjika po dëshmohet shumë e fortë në mbrojtje dhe orvatet me kundërsulme sërish të shënojë. 

46' Brazili është në presion të madh, pasi që janë në disavantazh.

Filloi pjesa e dytë.

Mbetet të shihet se si do të reagojë Brazili në pjesën e dytë.

Brazili - Belgjika
Stadiumi "Kazan Arena" në Kazanë.
Gjyqtar: M. Mazhiq (Serbia).
Shënues: Fernandinho (13'-autogol), De Bruyne (31').
Brazili: Alisson, Fagner, Silva, Miranda, Marcelo, Paulinho, Fernandinho, Willian, Coutinho, Neymar dhe Gabriel Jesus.
Belgjika: Courtois, Alderweireld, Kompany, Vertonghen, Meunier, Fellaini, Witsel, Chadli, De Bruyne, Lukaku
dhe Hazard.

Brazili nuk është ai Brazili që pritet sidomos në 45 minutat e parë, kurse Belgjika ka një epërsi jashtëzakonisht të mirë. Brazili orvatet përmes Neymarit që të ngushtojnë rezultatin.  
Belgjika po dëshmon lojë të mirë dhe nëse vazhdon kësisoj edhe në pjesën pa dyshim se do të jetë shumë afër gjysmëfinales, ku do të takohet me Francën.  Përfundon pjesa e parë në ndeshjen Brazil – Belgjikë

Brazili dhe Belgjika po ndeshen për një vend në gjysëmfinale.

Ndeshja po zhvillohet  në stadiumin ‘Kazan Arena’.

Belgjika është duke udhëhequr me rezultat 2 me 0.

Goli i parë ishte një autgol i shënuar nga Fernandinho ndërsa i dyti është shënuar nga Kevin De Bryne.

Mbeten edhe 45 minuta tjerë për të parë se cila nga këto dy ekipe do të kualifikohet në gjysmëfinale atje ku e pret Franca e cila u kualifikua pas fitorës ndaj Uruguajit.

***

Brazili dhe Belgjika po ndeshen për një vend në gjysëmfinale.

Ndeshja po zhvillohet  në stadiumin ‘Kazan Arena’.

Belgët befasishëm kanë arritur të dyfishojnë epërsinë me anë të golit të shenuar nga Kevin De Bryne, i cili shënoi një gol mjaftë të bukur.

Brazilit tani i duhet të shënojë dy gola për të shpresuar që të bëjë diçka më shumë gjatë vazhdimeve.

Fituesi I kësaj ndeshje do të ndeshet me Francën të cilët kanë mposhtur Uruguajin me rezultat 2 me 0.

Image

***

14' Belgjika në avantazh me golin e Kompany-s.

Brazili dhe Belgjika po ndeshen për një vend në gjysëmfinale.

Ndeshja po zhvillohet  në stadiumin ‘Kazan Arena’.

Edhe pse rastet ishin në anën e brazilianëve, belgët shënuan të parët.

Belgjika ka arritur të kalojë në epërsi me anë të Vincent Kompanys por topi i tij është devijuar nga lojtari Brazilian Fernandinho.

Fituesi - kësaj ndeshje do të ndeshet me Francën të cilët kanë mposhtur Uruguajin me rezultat 2 me 0.

Image

***

Ka nisur ndeshja Brazil – Belgjikë.

***

Janë bërë zyrtare formacionet e ndeshjes çerekfinale mes Brazilit dhe Belgjiks.

Ndeshja mes Brazilit dhe Belgjikës luhet me fillim nga ora 20:00.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin ‘Kazan Arena’.

Formacionet zyrtare:

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat