Zyrtare: Largohet trajneri i kombëtares pas eliminimit nga Botërori - Bota Sot
Zyrtare: Largohet trajneri i kombëtares pas eliminimit nga Botërori

Botërori 2018

Zyrtare: Largohet trajneri i kombëtares pas eliminimit nga Botërori

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 15:23
Fernando Hierro

Fernando Hierro nuk do ta vazhdojë punën e tij si trajner i Spanjës , ka deklaruar Federata e Futbollit të Spanjës (RFEF).

Hierro u bë përzgjedhës një ditë pasi Julen Lopetegui u shkarkua, pak para nisjes së Botërorit.

Spanja nisi Botërorin me barazimin 3 me 3 me Portugalinë e më pas u eliminua nga Rusia në 1/8 e finales.

“Pas shumë kilometrave të përbashkët, Federata e Spanjës dhe Fernando Hierro kanë ndarë rrugët me përfundimin e Kampionatit Botëror. Trajneri ka refuzuar të kthehet në pozitën e Drejtorit Sportiv për të kërkuar sfida të reja profesionale”, ka njoftuar Federata Spanjolle.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera