Liga Premier po e dominon Kampionatin Botëror – Golat e shënuara, sistem i lojës dhe top-shënuesit po triumfojnë në Rusi

Botërori 2018

Liga Premier po e dominon Kampionatin Botëror – Golat e shënuara, sistem i lojës dhe top-shënuesit po triumfojnë në Rusi

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 00:36
Harry Kane i Anglisë (Getty Images)

Botërori i Rusisë po konsiderohet si më spektakolari prej këtyre të fundit. Por ajo që bie në sy është se stili i futbollit anglez, po del të jetë fitues në këtë të fundit dhe vlera e Ligë Premier pritet të rritet. 

Kjo pasi shumë gola janë shënuar nga goditjet e ndërprera.

Nga 157 golat të shënuara deri tani, 68  ose 43.3% prej tyre janë shënuar nga goditjet e ndërprera (goditje dënimi, ose rivënie nga këndi).

Nga këto 68 gola, 25 janë shënuar nga goditjet e këndit; 20 nga goditjet e drejtpërdrejta dhe indirekte të dënimit; 21 me penallti; si dhe dy gola janë shënuar nga aksionet të nisura nga vija anësore e fushës.

Por e dhëna që e tregon dominimin e Ligës Premier është numri i futbollistëve të këtij kampionati.

Kjo pasi Liga Premier ka më së shumti lojtarë që kanë mbetur në garë.

Në total kanë mbetur 40 futbollistë të këtij kampionatit në gjysmëfinale; 23 te skuadra e Anglisë dhe 17 te kombëtaret tjera.

Edhe beteja për ‘Këpucën e Artë’ po zhvillohet mes sulmuesve të këtij kampionati.

Harry Kane me gjashtë gola dhe Romelu Lukaku me katër gola e kryesojnë listën e golashënuesve në Rusi 2018.

44 golat janë shënuara nga futbollistë që luajnë në Ligën Premier.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat