Portieri i Kroacisë: Nuk na intereson se kush është favorit

Botërori 2018

Portieri i Kroacisë: Nuk na intereson se kush është favorit

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 13:12
Portieri i Kroacisë: Nuk na intereson se kush është favorit

Portieri i Kroacisë, Danjiel Subashiç përgatitet për duelin e radhës që ballkanasit do të zhvillojnë ndaj Anglisë në gjysmëfinalet e Kupës së Botës “Rusi 2018”. Ai ishte heroi i Kroacisë në çerekfinalen ndaj Rusisë, ku pas një dëmtimi në minutat e fundit, arriti të rikuperojë dhe të jetë vendimtar në pritjen e 11-metërshave. “Ndjeva një dhimbje muskulore, por nuk doja të dorëzohesha, pasi e kuptova që trajnerit i nevojiteshin ndërrimet për më vonë”, tha Subashiç.

“Ndërhyrja e masazhatorit ishte si një “pit stop” për mua dhe u riktheva në formë”, tha portieri i kombëtares kroate, që shpreson që këtë rezultat të arrijë edhe ndaj Anglisë në gjysmëfinale. “Përballë kemi një ekip të fortë, me lojtarë të mëdhenj, një ekip fantastik. Por ky është një rast unik për ne. Nuk na intereson se kush është favorit, pasi fusha do ta tregojë këtë gjë. Shpresoj që gjërat të shkojnë mirë, ne do të jemi gati kur të nisë beteja”, tha Subashiç.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat