Ylli belg: Turp për futbollin, Franca nuk e meritoi të shkonte në finale

Botërori 2018

Ylli belg: Turp për futbollin, Franca nuk e meritoi të shkonte në finale

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 00:00
Thibaut Courtois

Thibaut Courtois është shfaqur tejet i frustruar pasi Franca kaloi në finale të Kupës së Botës

Belgjika pësoi humbjen e parë në këtë Botëror në gjysmëfinale ku u mposht me rezultat 1-0 nga Franca.

Courtois, i cili bëri disa pritje në këtë takim ka thënë që është turp për futbollin që Belgjika nuk u kualifikua në finale.

“Franca nuk luajti për asgjë. Është turp për futbollin që Belgjika nuk fitoi. Është një ndeshje frustruese. Francezët po luanin vetëm për të mbrojtur golin që shënuan,” ka thënë portieri belg.

“Unë bëra disa pritje, por ata nuk kishin ndonjë shans të madh. Humbëm një ndeshje ndaj një skuadre që nuk ishte më e mirë se ne. Turp që sonte nuk fituam,”. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat